migration as crime – crime as resistance

Paraqitja e broshurës

Disa fjalë mbi këtë broshurë

Si një projekt kolektiv, atë që mundohemi të bëjmë që nga fillimi është të formohemi me dy mënyra. Nga njëra anë duke diskutuar për nevojat dhe mungesat e lëvizjes në greqi. Nga ana tjetër duke marr pjesë në aksione, ngjarje dhe demonstrata në mënyrë që të ndërtojmë një përvojë kolektive. Kjo broshurë është një përpjekje për t’iu përgjigjur dy mangësive kryesore që kemi ndjekur gjatë diskutimit rreth politikës së migrimit të shtetit dhe marrëdhënieve midis lëvizjes antagoniste shoqërore dhe emigrantëve.

Mungesa e parë ka të bëjë me disa forma të rezistencës që përdoren nga emigrantët, por nuk njihen si të tilla. Ne besojmë se kjo është rezultat i një politike afatgjatë shtetërore që synon të minojë dhe shfrytëzojë emigrantët. Një nga mjetet e përdorura nga shteti për këtë qëllim është kriminalizimi i rezistencës së tyre, për t’i hequr ato nga karakteristikat e tyre politike. Sa i përket lëvizjes shoqërore antagoniste, ajo shumë shpesh nuk arrin të perceptojë forma të ndryshme të rezistencës të adoptuara nga emigrantët, sepse ato nuk janë gjithmonë pjesë e praktikave të zakonshme të rezistencës së lëvizjes (për shembull sulmimi i një banke ose një grevë urie). Nga këndvështrimi ynë, ne e konsiderojmë të rëndësishme të jemi në gjendje të njohim refuzimet dhe format e rezistencës që emigrantët zgjedhin për veten e tyre, të cilat janë “të çuditshme” për ne dhe t’i nxjerrim në pah.

Mungesa e dytë ka të bëjë me pabarazitë në marrëdhëniet midis vendasve dhe emigrantëve, brenda dhe jashtë lëvizjes sociale në greqi. Brenda lëvizjes, perceptimi dominues është se barazia konsiderohet një fakt, vetëm për shkak se dikush merr pjesë në një grup të organizuar horizontalisht. Përkundrazi, ne besojmë se barazia nuk është një fakt, por një qëllim dhe se mund të arrihet vetëm duke vënë në dukje veçoritë tona, dallimet tona dhe përvojat tona personale, duke filluar me ato të më të shtypurve. Për këtë arsye, në pjesën e parë të kësaj broshure, ne zgjodhëm të paraqesim përvojat jetësore të emigrantëve 7nga shqipëria.Nga njëra anë, për t’i bërë këto përvoja më të dukshme në dialogun publik dhe nga ana tjetër në një përpjekje për të kapërcyer pabarazitë mes nesh dhe për të qenë në gjendje të mbështesim njëri-tjetrin në drejtim të respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit.

Në ç’mënyrë e realizuam?

Duke marrë si të dhënë pabarazinë strukturore midis vendasve dhe migrantëve dhe duke e ditur se sa e vështirë është që dikush të ndajë përvojat e tij ose të saj si një emigrant, ne vendosëm të nxisim një diskutim në të cilin do të merrnin pjesë vetëm emigrantë shqiptarë nga grupi ynë. Një diskutim i cili do të zhvillohej pa praninë e grekëve dhe që do të regjistrohej nga vetë grupi i diskutimit. Pjesa e parë e kësaj broshure është rezultat i këtij diskutimi. Është rezultat i diskutimit midis emigrantëve

nga shqipëria. Prandaj, kjo broshurë është praktikisht produkt i dy procedurave paralele: grupi ynë politik dhe grupi i diskutimit të përjetimeve që lidhen me kriminalizimin e emigrantëve.

Ne nuk kishim një recetë magjike për këtë procedurë, dhe ende nuk kemi përgjigje për të gjitha pyetjet që u ngritën gjatë kësaj procedure. Mënyra se si e realizuam është një lloj eksperimenti dhe një provë se si duhet të përballemi me këto lloj pyetjesh dhe se si mund të ndërtojmë marrëdhënie të barabarta nëpërmjet gjërave që bëjmë. Që nga fillimi, kur erdhi ideja e parë, por edhe gjatë gjithë zhvillimit të projektit, u krijuan shumë pyetje të cilat i konsiderojmë të frytëshme për ti ndarë: Për shembull, cila është marrëdhënia midis një grupi politik dhe një grup diskutimi për përjetimet e këtyre të fundit? Si mund të bashkë-ekzistojnë diskutimet e këtyre dy procedurave, pa krijuar apo pa riprodhuar një marrëdhënie të shfrytëzimit politik, pasi që broshura mund të mbrohet në tërësinë e saj nga grupi politik, për qëllimet dhe nevojat e veta, ndërsa grupi i diskutimit merr pjesë vetëm në pjesën e parë? Ndoshta, më mirë do të ishte që të dy grupet të bashkë-autorizojnë të gjithë kontekstin e broshurës, por kjo do të kërkonte së pari të jepeshinpërgjigje për të gjitha pyetjet e tjera. Përfundimisht, cila është marrëdhënia midis dy grupeve gjatë procedurës së shkrimit apo pas asaj? Ne vendosëm ti lemë këto pyetje të hapura për diskutim të mëtejshëm.

Përmbajta

Kjo broshurë përbëhet nga tre pjesë. Në pjesën e parë, paraqiten përjetimet që janë regjistruar nga emigrantët nga shqipëria, lidhur (mes të tjerash) me kriminalizimin e tyre nga shteti grek dhe shoqëria greke, në kundërvënie me ideologjinë dominante gjatë së njëjtës periudhë. Në pjesën e dytë të broshurës ne përpiqemi të theksojmë nevojat e shtetit dhe kapitalit grek për punë të lirë emigrante, menaxhimin e saj dhe pasojat e saj për zhvillimin e ekonomisë greke. Megjithatë, ky kapitull u shkrua pa pasur një perceptim të mëparshëm të përbashkët ose metodë mbi mënyrat që funksionon shteti dhe kapitali. Prandaj, u qëndruam në paraqitjen e momenteve dhe fakteve të sakta që formojnë historinë e kapitalit grek, të cilat i konsiderojmë si tregues të strategjisë së shtetit, përpara se të fillonte emigrimi nga shqipëria në fillim të viteve ‘90. Përfundimisht, në pjesën e tretë, përqëndrohemi në funksionimin e kriminalizimit, krimit si një formë e rezistencës dhe pozicionit tonë mbi këto tema, me qëllim që të kontribuojmë në kapërcimin e mungesave të përmendura më parë (njohja e formave të tjera të rezistencës, ndërtimi i marrëdhënieve të mbështetura në barazi).

kolektivi takim, athinë, shtator 2018

shkarkoni broshurën në greqisht dhe shqip këtu

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *